PËRFORCIMI I RI
Si debutoi përforcimi i ri i Prishtinës, LeDay?
10 January, 2021 @19:54
Në ndeshjen e sotme ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, që përfundoi me fitoren e ekipit mysafir, debutoi edhe përforcimi i ri i bardhekaltërve, amerikani Seth LeDay.
LeDay në këtë ndeshje luajti për 14:22 minuta dhe gjatë kësaj kohe arriti të shënojë 13 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim.
Me këtë, basketbollisti amerikan u bë lojtari i parë i huaj i Prishtinës në këtë stinor.
Përvec lojtarit në fjalë, te Prishtina debutoi edhe trajneri i malazias, Dragan Radovic, i cili më parë ka udhëhequr skuadrat e Bashkimit dhe Yllit.