PËRFORCIMI I FUNDIT
Si debutoi Rundles?
27 November, 2016 @18:18
Përforcimi i fundit i Pejës, Cameron Rundles, ka treguar cilësitë e tij që në paraqitjen e parë në Superligë dhe atë në superderbi ndaj Sigal Prishtinës.
Rundles në 31 minuta lojë sa ka qëndruar në parket ka qenë 100% i saktë nga vija e treshit duke shënuar 5 nga 5 tentime.
Ai gjithashtu ka qenë i saktë edhe nga shënimet nga loja, duke pasur 72% saktësi, me 8 shënime nga 11 tentime.
Rundles regjistroi edhe 8 kërcime e 2 asistime gjatë lojës.
Sidoqoftë, Peja nuk arriti t’i bëj ballë Prishtinës në çerek të fundit të ndeshjes, kur u mposht, ndërsa aty Rundles regjistroi 9 topa të humbur.