SERIA VAZHDON
E 11-ta për Warriorsin
27 November, 2016 @10:00
Seria e fitoreve te Golden State Warriors, është ngritur në 11 ndeshje radhazi.
Viktima e radhës ishte Minnesota Timberwolves, e cila është mposhtur me rezultat 115-102.
Stephen Curry ishte shumë në disponim, pasi shënoi 34 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 28 pikë dhe Klay Thompson me 23 pikë të tjera.
Ndërsa 31 pikët e Zach LaVinet te Minnesota, shërbyen vetëm për statistika personale të lojtarit.
Kjo ishte fitorja e 11-të me radhë dhe e 15 në total për Golden State Warriorsin, që kanë vetëm dy humbje këtë stinor.