LAST 5 WINNERS OF EUROBASKET
Si kaluan finalet e 5 Eurobasketeve të fundit?
16 September, 2017 @14:22
Para finales së Eurobasket 2017 që zhvillohet nesër mbrëma me fillim nga ora 20:30 ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë, ku njëra nga këto vende do të fitojë për herë të parë këtë garë, të kujtojmë shkurt finalet e 5 Eurobasketeve të fundit.
EUROBASKET 2007
E organizuar në Spanjë. Triumfon Rusia duke e mposhtur në një ndeshje të ngushtë organizatorin, Spanjën, 60-59, për tu kurorëzuar me titullin europian. Prej këtej e tutje, rusët asnjëherë më nuk e arritën finalen. Lituania fiton vendin e tretë, duke e mposhtur Greqinë 78-69.
EUROBASKET 2009
E organizuar në Poloni. Spanja triumfon pas dështimit në Eurobasket 2007. Kësaj radhe spanjollët mposhtin në finale Serbinë me rezultat bindës 85-63 për të marë trofeun e më të mirit. Greqia merr vendin e tretë, duke mposhtur Slloveninë me rezultat minimal, 57-56.
EUROBASKET 2011
E organizuar në Lituani. Spanjollët e pandalshëm, në finalen mposhtin Francën me rezultat 98-85 për të marë titullin e dytë me radhë të më mirit në Europë. Rusia fiton vendin e tretë duke e ndalë befasinë e madhe të Eurobasketit, Maqedoninë, 72-68.
EUROBASKET 2013
E organizuar në Slloveni. Pasi që Spanja nuk arriti finalen, Franca kësaj radhe nuk gaboi në finale duke e mposhtur Lituaninë 80-66 për të fituar për herë të parë në histori trofeun e më të mirit në Europë. Spanja fiton medaljen e bronztë, duke mposhtur bindshëm Kroacinë, 92-66, pasi që nuk arriti ta mbrojë trofeun e më të mirit.
EUROBASKET 2015
E organizuar në Kroaci, Francë, Gjermani dhe Letoni. Lituania përsëri në finale, por nuk arrin trofeun. Spanjollët rikthejnë trofeun dhe ulen në fron të Europës përsëri duke i mposhtur lituanezët 80-63 në finale. Franca ia mohon medaljen Serbisë në ndeshjen për vend të tretë, duke i mposhtur me 13 pikë dallim, 81-68.