BIBL
Si mund të shkoj Bashkimi në gj’finale?
2 March, 2016 @21:02
Ndryshe nga Sigal Prishtina e Peja, që i kanë punët më mirë në rrugëtimin e tyre për në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, e njejta gjë nuk mund të thuhet edhe për skuadrën e Bashkimit.
Me fitoren e sotme ndaj Teodos, Bashkimi ka kapur trenin e fundit, në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.
Seria katastrofale prej tre humbjeve rresht tashmë ka mbetur në kujtim dhe ekipi nga Prizreni ka filluar të mendojë për dy ndeshjet e radhës, që të sigurojë kualifikimin.
Por sa janë gjasat e Bashkimit për kualifikim?
Bashkimi aktualisht renditet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm një fitore e tre humbje, ndërsa rivali i sotëm, Teodo, kryeson me bilanc të njëjtë por në të mirë të fitoreve.
Dy skuadrat e tjera të grupit, Mornar dhe Beroe kanë nga dy fitore dhe dy humbje.
Pikërisht me këto dy skuadra Bashkimi do t’i zhvillojë edhe dy përballjet e fundinë Prizren t të grupit. Së pari kundër Mornarit,e më pas kundër Beroes, ndërsa e mira e kësaj është që të dyja ndeshjet do të luhen në Prizren.
Për të shpresuar në kualifikim, Bashkimi duhet t’i fitojë që të dyja ndeshjet, megjithëse as kjo nuk do të siguronte gjysmëfinalen.
Në rast të fitoreve të Bashkimit në këto dy ndeshje, do të jetë shumë i rëndësishëm rezultati i ndeshjeve Beroe-Teodo dhe Mornar-Teodo.
Madje në fund grupin mund ta përfundojnë të gjitha skuadrat me pikë të njëjta, në qoftëse Bashkimi i fiton takimet e radhës, derisa Teodo i humb.
Në këtë rast skuadrat gjysmëfinaliste do të përcaktoheshin në bazë të koshaverazhit më të mirë.
REZULTATET DHE NDESHJET E MBETURA
Gjithmonë duke bërë llogaritjet me fitore në dy ndeshjet e radhës të Bashkimit, mundësia më e mirë do të ishte nëse edhe Teodo do t’i fitonte dy ndeshjet e radhës. Atëherë Teodo do të renditej në krye të grupit me 5 fitore e 1 humbje, ndërsa Bashkimi do të përfundonte i dyti dhe nuk do të kishte nevojë të shikohej koshadallimi.
Përfundimisht, kalkulimet e tilla qysh tash, duket të jenë tejet të hershme, pasi që grupi akoma është i paqartë dhe gjithçka mund të ndodhë në bazë të rezultateve të ndeshjeve të ardhshme.
Kombinimet e mundshme duke llogaritur në fitoret e Bashkimit
Kombinimi 1. | Kombinimi 2. | Kombinimi 3. | Kombinimi 4. |
Beroe-Teodo 1 Bashkimi-Mornar 1 Mornar-Teodo 1 Bashkimi-Beroe 1 |
Beroe-Teodo 1 Bashkimi-Mornar 1 Mornar-Teodo 2 Bashkimi-Beroe 1 |
Beroe-Teodo 2 Bashkimi-Mornar 1 Mornar-Teodo 1 Bashkimi-Beroe 1 |
Beroe-Teodo 2 Bashkimi-Mornar 1 Mornar-Teodo 2 Bashkimi-Beroe 1 |
Renditja: -.Teodo 3-3 -.Mornar 3-3 -.Beroe 3-3 -.Bashkimi 3-3 |
Renditja: 1.Teodo 4-2 -.Bashkimi 3-3 -.Beroe 3-3 4.Mornar 2-4 |
Renditja: 1.Teodo 4-3 -.Bashkimi 3-3 -.Mornar 3-3 4.Beroe 2-4 |
Renditja: 1.Teodo 5-1 2.Bashkimi 3-3 -.Mornar 2-4 -.Beroe 2-4 |