Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROSPORT ITALIA

Si u vlerësua Vedat Muriqi në debutim?

Foto: ilmessaggero.it

Si u vlerësua Vedat Muriqi në debutim?


18 October, 2020 @22:35

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dje debutoi për ekipin e tij Lazio, duke u futur si zëvendësues në lojë, nga minuta e 59 e ndeshjes në duel ndaj Sampdorias.

Ai ka marrë notën më të lartë te Lazios në këtë përballje.

Muriqi luajti për 31 minuta në këtë përballje të cilën Lazio e humbi thellë 3-0, ndërsa vlerësimi për të pas ndeshjes nga Eurosporti italian ka qenë me notë 6.5.

Ndërsa në arsyetimin e notës shkruan: Punë e shkëlqyer gjatë shërbimit të Correas. Ai i ka dukshëm karakteristikat e një bomberi, por duhet theksuar se si sulmues i dytë i ekipit është edhe më i veçantë.

Në anën tjetër, edhe porteri Thomas Strakosha mori vlerësim të mirë krahasuar me 3 golat që i pranoi. Njëshi i kuqezinjëve u notua me 6. Ndërsa në arsyetimin e notës shkruan: I vetmi “faj” i tij është që ka përpara një treshe konfuze të mbrojtësve.

LAZIO: Strakosha 6, Patric 4.5, Acerbi 5, Hoedt 5, (prej 59’) Vavro 5, Parolo 4, Marusic 6, Savic 5, Leiva 5, (prej 76’) Cataldi 6, Luis Alberto 5, Anderson 5.5, (prej 46’) 6, Correa 5.5, Caicedo 6, (prej 59’) Muriqi 6.5.


 
Të gjitha lajmet nga