PJESA E PARË: SIGAL PRISHTINA - KERASAN PRISHTINA

Foto: KBPrishtina/Arkiv
Sigali në epërsi të madhe ndaj Kerasanit
14 October, 2017 @14:40
Skuadra e Kerasan Prishtinës ka nisur ndeshjen shumë mirë dhe i ka bërë ballë Sigal Prishtinës për 5 minuta lojë në pjesën e parë të ndeshjes, 0-2 dhe 4-8, kanë qenë epërsitë e ekipit të ri prishtinas.
Prej atëherë bardhekaltërit kampionë kanë marrë në duar lojën dhe kanë shkuar furishëm drejt fundit të çerekut të parë me 27-12, ndërsa në çerekun e dytë e kanë thelluar epërsinë, duke u përkujdesur më shumë në mbrojtje për të ndalë Kerasanin në 10 pikë, për 27-10 të çerekut të dytë dhe fundit të pjesës së parë me 54-22.
Më efikasi te Sigal Prishtina aktualisht është Wayne Martin me 13 pikë.
Ndërsa te Kerasani me pikë të shënuara po dallohen Gent Shala dhe Kujtim Ujkani, që kanë shënuar nga 4 sosh.