ARBNOR MORINA

Sigurimi i Superligës, ia vazhdon kontratën
4 May, 2022 @16:07
Trajneri prishtinas që arriti vetëm një muaj pas fillimit të stinorit te Ferizaji, Arbnor Morina, pas rezultateve të shkëlqyeshme me ekipin përgjatë stinorit dhe sigurimit të Superligës për edicionin 2022/23 - ka vazhduar me klubin!
KF Ferizaj ka bërë të ditur se Arbnor Morina ka nënshkruar që sot kontratën për edicionin 2022/23 dhe atë me mundësi vazhdimi edhe për stinorin 2023/24, që nuk është fort zakon për ekipet kosovare.
“Kemi kënaqësinë që t’iu informojmë se Arbnor Morina do të jetë kryetrajner i Ferizajt edhe në rangun elitar të futbollit të Kosovës, drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit 2022/23 me mundësi vazhdimi edhe për vitin garues 2023/24. FC Ferizaj në superligën e Kosovës do të hyj me objektiva te qarta që vitin garues 2022/24 të stabilizohet në superligën e Kosovës. Drejtuesit e klubit i urojnë punë të mbarë trajnerit Morina dhe stafit te tij dhe mbështetje konkrete drejt realizimit të objektivave të përcaktuara per vitin garues 2023/24,” ka shkruar njoftimi i klubit ferizajas botuar pak më parë.
Morina kishte zëvendësuar Megzon Visokën pas xhiros së tretë të kampionatit 2021/22 dhe prej atëherë, Ferizaji nuk ka përjetuar asnjë humbje në kampionat duke dalë në vend të parë dhe duke siguruar kthimin në Superligë, direkt.