DRITA - PRISHTINA

Foto: Drita FC
Simonovski e Balde për fitore, Drita mposhtë Prishtinën
20 March, 2022 @15:29
Pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore në ligë, Drita fitoreve iu rikthye sot në duelin ndaj Prishtinës.
Ndeshjen kryesore të xhiros Drita e fitoi 2-0 (Marko Simonovski 48’, Prince Balde 81’).
Gjatë pjesës së parë të dyja skuadrat dhuruan lojë mjaft të mirë, por përkundër rasteve për shënim, rrjetat mbeten të patundura.
Në minutën e 48’, sulmuesi Marko Simonovski me të djathtën shënoi një supergol, për t’ia dhënë kështu Dritës epërsinë fillestare. Më vonë, në minutën e 81’ për rezultatin final 2-0 shënoi Prince Balde me kokë dhe kështu Drita e arriti fitoren e 13 sezonale.
Me këtë fitore, Drita është tetë pikë larg kreut të renditjes, kurse Prishtina për momentin renditet në vendin e gjashtë.
Pas pushimit të kombëtareve, Drita i shkon Ulpianës, kurse Prishtina e pret Llapin.