VESELI - PARA NDESHJES
Situatë jo e lehtë
15 March, 2016 @19:51
Derbi kosovar kësaj radhe bartet në ligën ballkanike dhe atë në një ndeshje vendimtare për Pejën.
“E kemi mundësinë që me fitore ndaj Sigal Prishtinës dhe me fitore të Levskit ndaj Kozuvit të arrijmë gjysmëfinalen. Situata nuk është e lehtë, duke pasur parasysh mungesat dhe lëndimet. Megjithatë duke dhënë maksimumin në ndeshje, shpresojmë në rezultat pozitiv,” ka thënë basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, për faqen zyrtare të FBK-së para duelit të nesërm në kuadër të BIBL.
Peja aktualisht ka bilanc 2-3 në BIBL dhe i duhet fitorja patjetër ndaj Prishtinës, por edhe fitorja e Levskit ndaj Kozuvit për të siguruar gjysmëfinalen e dytë me radhë në BIBL.