Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 6: HAWKS - SIXERS

Sixers bart serinë në ndeshjen e shtatë

Sixers bart serinë në ndeshjen e shtatë


19 June, 2021 @13:18

Philadelphia 76ers, e mposhti Atlanta Hawksin në ndeshjen e gjashtë me rezultat 99-104 dhe e barazoi serinë në 3-3.

Në këtë ndeshje në skenë ishin treshja, Tobias Harris, Seth Curry e Joel Embiid. Harris e Curry luajtën me nga 24 pikë secili, kurse Embiid u dallua me 22 pikë e 13 kërcime.

Te Hawks në krye të detyrës ishte përsërsi Trae Young. Ai luajti me 34 pikë, 12 asistime e 5 kërcime, por nuk mjaftoi për ta dërguar skuadrën në finale të Konferencës , së paku në ndeshjen e gjashtë.

Tani do të luhet ndeshja e fundit e serisë më 21 qershor nga ora 2:00.


 
Të gjitha lajmet nga NBA