GAME 6: BUCKS - NETS
Finalisti caktohet në ndeshjen e 7
18 June, 2021 @10:00
Milwaukee Bucks, duke e mposhtur Brooklyn Netsin në ndeshjen e gjashtë me rezultat 104-89, e barazoi serinë në 3-3.
Shpëtimi i Bucksit ishte vetëm fitorja dhe këtë e arriti duke dominuar gjatë tërë ndeshjes. Milwaukee në asnjë moment nuk ia lëshoi epërsinsë kundërshtarit.
Khris Middleton ishte koshashënuesi më i mirë te Bucks me 38 pikë, që ishte shifra më e lartë e karrierës së tij në Play Off, derisa u ndihmua edhe nga Giannis Antetokounmpo me 30 pikë e 17 kërcime të tjera.
Te Brooklyn Nets u dallua Kevin Durant me 32 pikë e 11 kërcime.
Ndeshja e fundit e serisë do të luhet më 20 qershor nga ora 2:30.