Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 5: SIXERS - HAWKS

Nga disavantazhi prej 26 pikëve, pranë finales së Lindjes

Nga disavantazhi prej 26 pikëve, pranë finales së Lindjes


17 June, 2021 @11:47

Një rikthim senzacional ndodhi në ndeshjen në mes të Philadelphia 76ers - Atlanta Hawks.

Sixers ishte në një epërsi komfore prej 26 pikëve, por Atalanta nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti fitoren me rezultat 106-109.

Trae Young shkëlqeu te Atlanta, duke e thyer rekordin personal të tij në Play Off prej 39 pikëve, kurse u dallua edhe John Collins prej 19 pikëve e 11 kërcimeve.

Te Sixers u veçua Joel Embiid prej 37 pikëve, 13 kërcimeve e 5 asistimeve.

Atlanta Hawks kaloi 3-2 në epërsi në seri dhe i nevojitet vetëm edhe 1 fitore për t’u kualifikuar në finale të Konferencës Lindore. Ndeshja e gjashtë e serisë do të luhet më 19 qershor nga ora 1:30.


 
Të gjitha lajmet nga NBA