Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

S’mjaftoi as Fisnik Mehmeti

BOROZANI/ D.S.

S’mjaftoi as Fisnik Mehmeti


3 April, 2013 @21:05

Sigkos Bashkimi regjistroi edhe fitoren e tretë me radhë në BKT Superligë. Ekipi prizrenas ishte më i mirë se skuadra e Dritës, të cilën e mposhtin me rezultat 94-80.

Gjilanasit e filluan më mirë ndeshjen duke realizuar epërsinë prej 11 pikëve (8-19) edhe 3 minuta e 11 sekonda pa përfunduar çereku i parë, kur edhe trajneri Muharrem Vugdaliç kërkoi një minutë pushim për t’i qetësuar lojtarët e tij.

Pas ‘time-out’-it, Bashkimi me seri të mirë prej 8-1 e përmbylli periudhën e parë me rezultat 16-20 në disavantazh.

Seria e mirë e Bashkimit vazhdoi edhe në çerekun e dytë dhe të tretë, ndërsa pas gjysmëore lojë rezultati në semafor ishte 73-52 për prizrenasit.

Në dhjetëminutëshin e fundit të lojës ekipi i Dritës nuk mundi të bëjë më shumë përveç se ta ngushtojë epërsinë e vendasve në 14 pikë, me ç‘rast edhe përfundoi takimi me rezultat 94-80 në të mirë të Bashkimit.

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte basketbollisti i rikthyer te Drita, Fisnik Mehmeti, i cili shënoi 35 pikë për skuadrën e tij, ndërsa për Sigkos Bashkimin kontribut dhanë Kejuan Johnson me 23 pikë, i ndjekur nga Mustafë Merovci, i cili shënoi 18 sosh.



Koshashënuesit e Sigkos Bashkimit

1 Kejuan Johnson 23 pikë
2 Mustafë Merovci 18 pikë
3 Mark Dawson 17 pikë
4 Rokas Uzas 15 pikë
5 Muhamed Hasani 9 pikë
6 Valentin Spaqi 6 pikë
7 Qëndrim Ajazaj 4 pikë
8 Ujkan Karanezi 2 pikë


Koshashënuesit e Dritës

1 Fisnik Mehmeti 35 pikë
2 Craig Blackmon 15 pikë
3 Brandon Shingles 14 pikë
4 Adem Dushica 6 pikë
5 Arian Mehmeti 4 pikë
6 Laurant Ibrahimi 4 pikë
7 Obinna Agomo 2 pikë

 
Të gjitha lajmet nga