NË ÇEKI
Snajperi i Dardanit gjuan 4/5 në fitoren e radhës
10 December, 2017 @13:11
Skuadra çeke, ku javë më parë kaloi Dardan Berisha, Nymburk, ka shënuar edhe fitoren e radhës në kampionatin e këtij vendi, duke e mposhtur Ostravën 66-130 si mysafir.
Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës, Berisha, ka shënuar 15 pikë në 15 minutat e kaluara në fushë të lojës, derisa snajperi i tij ka punuar me 80% saktësi në këtë ndeshje, duke shënuar 4 nga 5 tentimet e tij për tri pikë mbrëmë.
Përndryshe, Dardani ka qenë koshashënuesi i dytë më efikas i ekipit, pas amerikanit K. Ray, që dha 31 pikë. Pikëve të tij, Dardani i shtoi edhe 3 kërcime e 3 asistime në fitore.
Nymburk tash ka bilanc 10-0 në elitën e basketbollit çek, ndërsa Ostrava është në mes të klasifikimit me bilanc 5-6.