PARA NDESHJES: KERASAN-RAHOVECI
Sonte, dueli i fundit i xhiros
10 December, 2017 @9:43
Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të Prishtinës, sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros XII të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kerasan Prishtina që ka bilanc 3-8 do të ndeshet me ekipin e Rahovecit (7-4) që po synon Play-Offin për herë të parë në histori të skuadrës.
Ndeshja nis në ora 19:30 ndërsa refer kryesor është Elion Obërtinca, që do të ndihmohet nga Amar Djekovic dhe Ngadhnjim Shabani.
Aktualisht, Kerasan Prishtina që drejtohet nga Dritëro Sefaja, është në pozitën e parafundit të Superligës, ndërsa Rahoveci në vendin e katërt dhe me Mark Rodiqin synon historinë këtë stinor.