Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA FITUES NË PRIZREN

Sokoli debuton me barazim në derbi!

Sokoli debuton me barazim në derbi!


6 April, 2025 @23:55

Drenica, që në këtë xhiro hyri me trajnerin e ri, Bylbyl Sokolin e rikthyer në stol, ka barazuar ndaj Lirisë në Prizren, në derbin e xhiros XXI të Grupit A të Ligës së Parë, Liria - Drenica 2-2 [Egzon Qerimi 45’+2, Eutuuru Kambato 51—Kreshnik Uka 11’, 57’pen.]

TABELA AKTUALE

Pas kësaj ndeshjeje, Liria mbyllë xhiron XXI të Ligës së Parë - Grupi B në pozitë të katërt me 37 pikë, sa ka edhe Vëllaznimi në pozitë të tretë. Drenica mbetet lidere, tash me 42 pikë, vetëm dy më shumë sesa ndjekësja, Trepça’98.

Kujtojmë, pozita e parë në Grupin A të Ligës së Parë garanton biletë për Superligë 2025/26, ndërkaq ekipi që përfundon stinorin në vend të dytë do të luajë dy ndeshje barazhi për të arritur Superligën. I dyti, së pari duhet të kalojë barazhin ndaj të dytit në Grupin B të Ligës së Parë. E pas kësaj do të luajë barazhin me ekipin që përfundon në pozitë të tetë të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga