Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I POLONISË

Sousa i bindur: Në Shqipëri vetëm fitore

Sousa i bindur: Në Shqipëri vetëm fitore


10 October, 2021 @13:45

Selektori portugez i Polonisë, kundërshtar i radhës i Shqipërisë, Paulo Sousa, në deklaratën e tij dhënë pas fitores së mbrëmshme ndaj San Marinos ka thënë se në Tiranë shkojnë për fitore.

Shqipëria dhe Polonia të martën luajnë duelin që llogaritet të jetë vendimtar për vendin e dytë në grup dhe që jep biletën për PlayOff të Botërorit.

Sousa në deklaratën e tij është shprehur të jetë i bindur për fitore.

“Në Shqipëri nuk mund të dështojmë. Shkojmë për të fituar. Kemi mentatlitet fitues. Jemi më mirë në të gjitha aspektet e lojës. Kundërsulmin e kemi edhe më të mirë sesa që e patëm në përballjen e parë ndaj Shqipërisë. Ata janë të organizuar mirë dhe me mbrojtje të fortë, si në Serie A. Por ne kemi lojtarë më të mirë në pozitat kryesore dhe me zbatimin e planeve të lojës, patjetër që fitojmë,” ka thënë Sousa.

Shqipëria - Polonia luhet të martën në Air Albania me fillim prej orës 20:45.


 
Të gjitha lajmet nga