CHAMPIONS
Spurs arrin titullin e pestë
16 June, 2014 @8:01
San Antonio Spurs me lojën e saj ka arritur që të regjistrojë fitore, edhe në ndeshjen e pestë të serisë finale për të arrritur rezultatin përfundimtar 4-1 dhe për tu shpallë kampion i NBA-së.
Ky ka qenë titulli i pestë i fituar nga Spurs në NBA, derisa Kawhi Leonard ka marrë çmimin e MVP-së së finaleve, duke shënuar 22 pikë, kërcyer 10 herë dhe saktësi për treshe 7/10.
Miami Heat në fakt ia nisi mirë ndeshjes, ku LeBron James, dukej i pandalshëm. Arritën epërsi të konsiderueshme, derisa James shënonte nga çdo anë, por edhe ndihmonte mbrojtjen.
Mirëpo, mungesa e përkrahjes nga ndonjë lojtar tjetër i ekipit dalëngadalë bëri që epërsia e Beach Boysave të shkrihet, derisa në anën tjetër kah fundi i çerekut të tretë Spurs fillon t’i jep goditjen e fundit Miamit.
James, që ka qenë MVP i finaleve të vitit të kaluar kur Miami kishte mposhtur San Antonion, përfundoi ndeshjen me 31 pikë të shënuara dhe 10 kërcime. E Miami, tashmë ka dy tituj të fituar nga katër finale radhazi të zhvilluara.
Spurs fitoi titullin e pestë në histori të klubit, derisa ky është trofeu i parë i tyre që nga viti 2007 - kur patën fituar në finale LeBron Jamesin, me atëherë Cleveland Cavaliersin.