DUKAGJINI - GJAKOVA E RE

Start i furrishëm nga Gjakova e Re
29 September, 2022 @19:45
Skuadra e re e Ligës së Parë, Gjakova e Re, e nisi furrishëm stinorin duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat të thellë 65-97.
Bleonis Tanushi me 28 pikë, 9 kërcime e 5 asistime ishte më i miri te skuadra gjakovare, derisa u ndihmua edhe nga Bujar Çeku me 20 pikë.
Në anën tjetër te Dukagjini u veçuan Ergyn Rushiti me 23 pikë, Shpat Syla me 22 pikë dhe Rinol Gashi me 20 pikë.
Gjakova e Re në xhiron e dytë do të takohet me New Basketin, kurse Dukagjini me KB Boran.