Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BULETINI STATISTIKOR

Statistikat, Driloni për të tretën herë nga pesë ndeshjet, më i miri

Foto: FBK

Statistikat, Driloni për të tretën herë nga pesë ndeshjet, më i miri


19 May, 2023 @10:55

Drilon Hajrizi në tri ndeshjet e fundit statistikisht si lojtar ka qenë më i miri i ndeshjes. Si në duelin e tretë, ashtu edhe në të katërtin si dhe në të pestën vendimtare, mitrovicasi ka bërë gjithçka në fuqinë e tij për t’ia rikhtyer ekipit titullin kampion.

Hajrizi luajti 37 minuta në përballjen e pestë të serisë finale, ndërsa dha 21 pikë, bëri 4 asistime e 7 kërcime në proces. Ai nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës kur ndeshja shkoi në vazhdime, pasi që kishte bërë 5 gabime personale.

Pos këtyre, ai ka regjistruar 2 bllokada dhe 3 topa të rrëmbyer, ndërsa ka shutuar me 53% saktësie nga loja. Në gjuajtjet e lira ka qenë 71% i saktë duke shënuar 5 nga 7 tentime, kurse ndaj tij në ndeshje u bënë 5 faule.

Të gjitha këto të dhëna kanë bërë që 12-shja e Trepçës të përfundojë ndeshjen me indeks performance 28, që e bën atë më të mirin e ndeshjes sipas statistikave.

Pas tij në ndeshjen e fundit të serisë sipas statistikave u rendit Brad Waldow i Pejës, që kreu ndeshjen me indeks performance 23, duke bërë 20 pikë, 10 kërcime në afro 37 minuta lojë. Ndërsa i treti në ndeshje u rendit Jamel Artis me indeks 19, që shënoi 14 pikë, bëri 11 kërcime e 2 asistime në përballje.

STATISTIKAT, TOP-3 PERFORMANCAT:

1. Drilon HAJRIZI index—28,
2. Brad WALDOW index—23.
3. Jamel ARTIS index—19.

Buletini statistikor TOP-3 i ndeshjes së parë finale
Buletini statistikor TOP-3 i ndeshjes së dytë finale
Buletini statistikor TOP-3 i ndeshjes së tretë finale
Buletini statistikor TOP-3 i ndeshjes së katërt finale


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga