Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BULETINI STATISTIKOR

Statistikat, Driloni përsëri më i miri i ndeshjes

Statistikat, Driloni përsëri më i miri i ndeshjes


14 May, 2023 @20:28

Si në fitoren e fundit, ashtu edhe në humbjen e sotme, Drilon Hajrizi ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes, së paku sipas statistikave zyrtare. Basketbollisti i Trepçës bëri gjithçka në fuqinë e tij për të fituar që sot mitrovicasit titullin kampion, por ekipi nuk arriti që në 2-minutëshin e fundit të ndeshjes të ruajë epërsinë që e kishte, kur prej 79-80 ra në 82-80 për t’u mposhtur në fund 87-83.

Seria finale është barazuar në 2-2. Ndërsa titulli kampion do të përcaktohet në duelin e radhës, në Minatori të Mitrovicës.

Driloni 2-herë më i miri nga 4-ndeshjet finale!

Për 28 minuta sa qëndroi në parket, Driloni shënoi 24 pikë, bëri 2 asistime e 6 kërcime. ai shutoi me 66% saktësi nga loja, ndërsa rrëmbeu 3 topa të kundërshtarit për të dalë më pas me 5 gabime personale. Ai gjithashtu u faulua 5 herë, derisa gjuajti 6/6 në tentimet për gjuajtjet e lira, 100%.

Drilon Hajrizi bëhet kështu lojtari i parë i kësaj serie finale që del i pari në indeksin e perforancës derisa ekipi i tij humb. Kurse gjithashtu, është lojtari i parë që dy herë bëhet më i miri statistikisht i ndeshjes. Basketbollistët tjerë që arritën të futen në TOP-3 të ndeshjes sipas indeksit të performancës janë Brad Waldow dhe Jalen Tate, të Pejës.

Waldow e Tate, kompletojnë TOP-3

Waldow luajti me 14 pikë për 31 minuta lojë, duke bërë edhe 10 kërcime e 1 asistim si dhe 2 bllokada. Tate dha 27 pikë për 32 minuta lojë, duke qenë koshashënuesi më i mirë i kësaj ndeshjeje ku regjistroi edhe 3 kërcime, ndërsa shutoi 5/7 për tri pikë.

STATISTIKAT, TOP-3 PERFORMANCAT:

1. Drilon HAJRIZI index—27,
2. Brad WALDOW index—20,
3. Jalen TATE index—18.

Buletini statistikor TOP-3 i ndeshjes së parë finale
Buletini statistikor TOP-3 i ndeshjes së dytë finale
Buletini statistikor TOP-3 i ndeshjes së tretë finale


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga