PËRFUNDON SERIA
Stop! Spurs
4 April, 2014 @10:22
Pas 19 fitoreve rresht, San Antonio Spurs u njoftua me humbje.
Pjesën e parë, mamuzët e kaluan në epërsi, ndërsa në pjesën dytë të ndeshjes, rrufeja e Oklahomës, arriti të godet më fuqishëm, ku e fituan ndeshjen me rezultat 106-94.
Më i miri tek Oklahoma si gjithmonë ishte Kevin Durant.
Durantulla shkëlqeu me 28 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, ku partneri i tij Russell Westbrook, i shtoi 27 pikë të tjera.
Në anën tjetër, 21 pikët e Patty Millsit nuk mjaftuan për fitore, derisa Manu Ginobili nuk luajti fare. Argjentinasi Ginobili është pushuar nga trajneri Gregg Popovich, ku u vërejt mungesa e tij në lojën e Spursave.
Kevin Durant në 39-të ndeshje rresht, është duke shënuar së paku 25 pikë dhe është larg vetëm një ndeshje për t’u barazuar me Michael Jordanin, për këtë rekord.
Video
Kevin Durant Russell Westbrook