Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Superliga: Lufta për paratë e UEFA-së

BOROZANI/ErdisDriza

Superliga: Lufta për paratë e UEFA-së


Shkruan: Dren Shporta

18 August, 2017 @13:08

Sot ‘me kismet’ nis Superliga e Kosovës në futboll, ndërsa dueli mes kampionit të fundit, Trepça’89 dhe Flamurtarit të rikthyer në elitë, hap stinorin 2017/18.

Derisa Trepça’89 ka vazhduar me Zekerija Ramadanin trajner dhe me përforcime nga kampionati vendor do të kërkojë mbrojtjen e titullit, në anën tjetër pritet që Prishtina të thotë fjalën kryesore në kampionat.

Kjo, bazuar vetëm në përforcimet e deritashme, pasi që në terrene, e posaçërisht ato të Kosovës, flitet ndryshe.

asd

Ardhja e Anel Rashkajt, Mentor Mazrekajt dhe Liridon Fetahajt - e bëjnë Prishtinën nëse jo kryesor, ndër favoritët kryesor për këtë stinor në luftë për titull.

Prishtinës e Trepçës’89 punët mund t’ia prish Feronikeli që ka ekip stabil dhe të fuqishëm, por edhe Llapi që po punon ndryshe nga të tjerët, por po vazhdon me hapa të sigurt.

Dritën assesi nuk duhet harruar. Ekipi gjilanas ka bërë përforcime të shumta, por mbetet të shihet si do të kombinohen në duelet e Superligës.

ORARI I NDESHJEVE TË SUPERLIGËS

Liria vjen me frymë të re. Trajneri i ri në Superligë, Bledi Shkëmbi, që e respektojnë të gjithë, për shkak të karrierës futbollistike, pritet të sjell risi. Përforcime ka në Prizren, por mbetet në dyshim se a do të mund të ketë mundësi rotacioni në rast të lëndimeve potenciale ose mungesave në ekip.

Gjilani është stabil. Bardhekuqtë nga qyteti i Anamoravës sulmojnë nga hija. Ata bile e mposhtën Prishtinën në miqësore, që flet shumë. Ekip kanë dhe mund të befasojnë.

Drenica me Bekim Shotanin pritet të shihet çka do të sjellë këtë stinor, sikurse edhe Besa, që pas fitores në Kupë të Kosovës, i ka besuar ekipin rinisë!

gjyq

Ekipet e ardhura në Superligë këtë stinor, Vëllaznimi, Flamurtari dhe Vllaznia e Pozharanit - pritet të luftojnë për mbetje në elitë ose një pozitë për të siguruar mesin - nëse nuk ka ndonjë ndryshim rrënjësor brenda stinorit në fond të lojtarëve.

€ - Çka fitohet në Superligë të Kosovës?

Gjithsesi, do të ketë ndeshje të mira, do të zhvillohet futboll më cilësor këtë stinor. Ekipet duket të kenë marrë më seriozisht garat, ndërsa ideja që 240 mijë eurot e të drejtave televizive për t’i ndarë në 12 skuadra nga 20 mijë euro për stinor linearisht - është ide frikacake. Më mirë 20 mijë sesa 5 mijë! Pse? Sepse askush nuk i beson ekipit të vetë. Për atë, votohet më mirë 20 mijë sesa 5 mijë, prandaj edhe futbolli i Kosovës te ekipet që s’rrezikojnë, posaçërisht tash kur jemi të pranuar në UEFA e FIFA - do të mbesin në lëvizje të njëtrajtshme drejtvizore.

Superliga do të ishte shumë më konkurruese po të ishin ndarë të hollat nga të hyrat televizive sikurse në stinorin e kaluar kur kampioni ka marrë më shumë të holla dhe kjo gradualisht ka rënë deri në pozitën e pestë që ka marrë më pak, ndërsa prej të gjashtës e tutje, krejt ekipet morrën nga 5 mijë.

cam

Por, si gjithmonë na shpëtojnë të huajt dhe fat që jemi të pranuar në UEFA, pasi që shtëpia e futbollit europian siguron rreth 200 mijë euro për fituesin e titullit kampion dhe pak më pak për trofuen e Kupës - që do ta mbajë konkurrencën gjallë te ekipet që luftojnë për trofe, investojnë dhe dëshirojnë të ngrisin nivelin e organizimit brenda klubeve si në staf ashtu edhe në ekip.

Në pritje të ndeshjeve më të mira ndonjëherë që ka pasur Superliga dhe dëshirës për të mospasur kurrëfarë telashi ‘josportiv’ përgjatë stinorit - urime krejt futbollistëve së pari, pastaj edhe futbolldashësve të ekipeve të Kosovës, ngado që janë - FILLIM TË MBARË NË STINORIN E RI e PAQI FAT!


OPINION

Parashikim i sezonit 2017/18 në Serie A

Serie A/Analiza

Parashikim i sezonit 2017/18 në Serie A

18/08/17 @ 12:14

MILAN-SHKËNDIJA

Milan “eliminon” Shkëndijën në ndeshjen e parë

Europa League/Sportistë shqiptarë në botë

Milan “eliminon” Shkëndijën në ndeshjen e parë

17/08/17 @ 22:34

VARDAR-FENERBAHÇE

Vardari i jep kokëdhimbje Fenerbahçes

Europa League

Vardari i jep kokëdhimbje Fenerbahçes

17/08/17 @ 22:22

DINAMO-SKENDERBEU

Skënderbeut i ik fitorja, por shpreson në Europa Ligë

Europa League

Skënderbeut i ik fitorja, por shpreson në Europa Ligë

17/08/17 @ 20:51

DIREKT ONLINE

Shikoni direkt: Dinamo-Skënderbeu

Europa League

Shikoni direkt: Dinamo-Skënderbeu

17/08/17 @ 19:11

VALON BEHRAMI

Udinese zyrtarizon Behramin

Premier League/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Udinese zyrtarizon Behramin

17/08/17 @ 19:10

TE STADIUMI

Gjendja e stadiumit të Prishtinës, e kënaqshme për Ceferinin

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Gjendja e stadiumit të Prishtinës, e kënaqshme për Ceferinin

17/08/17 @ 16:08

REFERËT

Përcaktohen referët e xhiros së parë

FFK Superliga

Përcaktohen referët e xhiros së parë

17/08/17 @ 16:00

NGA VIZITA E KREUT TË UEFAs

Ceferin i jep shpresë futbollit të Kosovës

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova/International

Ceferin i jep shpresë futbollit të Kosovës

17/08/17 @ 15:31

LUIS SUAREZ

Nuk kanë fund telashet për Barcelonën

Champions League/La Liga

Nuk kanë fund telashet për Barcelonën

17/08/17 @ 14:59

FITORE PËR RIKTHIM NË KRYE

Ballkani i pamëshirshëm ndaj Feronikelit’74

FFK Superliga

Ballkani i pamëshirshëm ndaj Feronikelit’74

04/11/24 @ 22:11

VALMIR BERISHA VENDOS

Pas tre ndeshjesh, Malisheva i kthehet fitores

FFK Superliga

Pas tre ndeshjesh, Malisheva i kthehet fitores

04/11/24 @ 22:10

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (12)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (12)

04/11/24 @ 18:33

MVP I XHIROS VIII

Larry Thomas (Trepça) - MVP (8)

FBK Superliga

Larry Thomas (Trepça) - MVP (8)

04/11/24 @ 15:42

KBF PRISHTINA - KBF TREPÇA

KBF Prishtina me vështirësi mposht KBF Trepçën

FBK Liga e Femrave

KBF Prishtina me vështirësi mposht KBF Trepçën

03/11/24 @ 22:50

VAZHDOJNË ME FITORE

Vushtrria kreu punë në pjesë të parë

FFK Liga e parë

Vushtrria kreu punë në pjesë të parë

03/11/24 @ 22:49

FITORE BINDËSE

Dinamo kthen ritmin e fitoreve

FFK Liga e parë

Dinamo kthen ritmin e fitoreve

03/11/24 @ 22:45

FITORJA E DYTË, NË 3 NDESHJET E FUNDIT

Kristi Kote i sjell fitoren Fushë Kosovës

FFK Liga e parë

Kristi Kote i sjell fitoren Fushë Kosovës

03/11/24 @ 22:39

RASTE PO, GOLA JO

KEK-u dominoi, por Flamurtari shkputi pikën

FFK Liga e parë

KEK-u dominoi, por Flamurtari shkputi pikën

03/11/24 @ 22:37

PA FITUES!

Dueli i pjesës së poshtme, pa fitues!

FFK Liga e parë

Dueli i pjesës së poshtme, pa fitues!

03/11/24 @ 22:32


 
Të gjitha lajmet nga