LUIS SUAREZ
Nuk kanë fund telashet për Barcelonën
17 August, 2017 @14:59
Ende pa u këndellur mirë nga humbja e pësuar mbrëmë në Superkupën e Spanjës, Barcelona ka pësuar edhe një goditje.
Sulmuesi uruguajan i Barcelonës, Luis Suarez, do t’i mungojë ekipit katalunas për të paktën 4-5 javë për shkak të lëndimit të pësuar mbrëmë në ndeshjen që Reali e fitoi 2-0.
Njoftimin e kanë dhënë sot mediat e ndryshme spanjolle, ndërsa Suarez pritet të kthehet tek në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, diku kah mesi i muajit shtator.
Ajo që është e sigurt deri më tani, uruguajani do të mungojë në: Barcelona-Betis, Alaves-Barcelona, Barcelona-Espanyol dhe potencialisht edhe në Getafe-Barcelona.
Njejtë, ai do të mungojë edhe në 2 ndeshje tejet të rëndësishme të reprezentacionit të tij në përballjet kualifikuese për Kampionatin Botëror Rusia 2018, ndaj Argjentinës dhe Paraguajit.