NË GJAKOVË
Munishi: Do të jetë një Vëllaznim i fortë
17 August, 2017 @8:43
Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, beson te ekipi i tij këtë stinor. Ai në një bisedë me KTV-në ka thënë se Superliga do të sheh një Vëllaznim të fortë këtë stinor.
Për më tepër, ai ka shtuar se ekipi i tij nuk është i ngarkuar për të ndjekur trofe dhe do të luaj futboll të bukur, por agresiv.
“Synimet janë që të luajmë futboll të bukur, futboll agresiv, e nëse arrijmë që të përmirësohemi, që do ta shohim këtë gjysëmsezonë, atëherë edhe ambiciet tona do të shtohen. Nëse përmirësohemi mjaftueshëm, pastaj do të synojmë ndonjë trofe, përndryshe, fillimisht klubi nuk ka ambicie për të ndjekur trofe, por të qëndrojmë në Superligë,” ka bërë të ditur Munishi.
Vëllaznimi këtë stinor është rikthyer në Superligë pas viteve të kaluara në Ligë të Parë, ndërsa të dielën nis Superligën me përballje ndaj Lirisë në Gjakovë, që nis në ora 17:00.
Ekipi i Vëllaznimit ka nisur përgatitjet për stinorin 2017/18 nga data 1 korrik.