TREPÇA'89
Kampioni hedh në shitje biletat vjetore
16 August, 2017 @16:03
Kampioni aktual i Kosovës në futboll, Trepça’89, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka lëshuar në shitje biletat vjetore për adhuruesit e ekipit.
Kështu, ekipi ka vënë çmimin prej 25 eurosh për një biletë vjetore, ku 89’shi 17 herë pritet të luajë në cilësinë e vendasit në Superligë, pa llogaritur ndeshjet potenciale të Kupës së Kosovës si vendas.
Adhuruesit e ekipit biletat mund t’i gjejnë në Çaj Bahçe pranë Kuvendit të Komunës së qytetit në fjalë ose t’i porosisin përmes telefonave 049 444 411 dhe 049 165 900.
Ekipi mitrovicas do të nis stinorin si vendas në përballje ndaj ekipit të rikthyer në Superligë, Flamurtarit. Trepça’89 ditë më parë fitoi edhe Superkupën e Kosovës në futboll duke e mposhtur lehtë Besën, 5-0.