SHQIPËRIA
Panucci cakton ditën për zbardhjen e listës
16 August, 2017 @13:43
Përzgjedhësi i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka bërë të ditur ditën kur do të shpallë listën e futbollistëve të ftuar të Shqipërisë për duelet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Panucci, që do të ketë dy ndeshjet më të lehta të mundshme në shtator, pritet të nxjerrë pikë maksimale për kuqezinjtë në përballjet e radhës.
Më 28 gusht, përmes një konference të shtypit në zyret e FSHF-së, Panucci do të bëj publike 23-shen e parë të ftuar nga ai si trajner para debutimit.
Më 2 shtator kuqezinjtë presin Lihtenshtajnin, ndërsa më 5 shtator janë mysafir të Maqedonisë.
Dy duelet e fundit të kuqezinjëve janë më 6 tetor ndaj Spanjës si mysafire dhe më 9 tetor ndaj Italisë si vendase.