PORTIERI PRIZRENAS
Ruxhi pranë Ballkanit
15 August, 2017 @14:09
Portieri që la Lirinë ditë më parë, Armend Ruxhi, ka bërë të ditur ekskluzivisht për Borozani.com se është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me ekipin nga Suhareka, Ballkani, që garon në Ligë të Parë.
Ruxhi, që nuk ishte i kënaqur me ofertën e Lirisë së fundi, pasi që u largua nga ekipi, shpejt ka gjetur angazhim të ri.
Ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet shpejt, pasi që sipas portierit prizrenas, kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për të finalizuar kontratën.