PREJ ANGLIE NË TURQI
Galatasaray zyrtarizon Feghoulin
14 August, 2017 @20:32
Skuadra turke Galatasaray ka zyrtarizuar blerjen e futbollistit të West Ham Unitedit, Sofiane Feghouli, për 4.25 milionë euro dëmshpërblim.
Algjeriani do të fitojë 3.85 milionë euro për stinor te ekipi turk, ndërsa kontrata e tij do të jetë 5 vjeçare.
Përveç kësaj, Feghouli do të pagohet 5 mijë euro për çdo pikë të fituar në çdo garë, qoftë të Superligës turke, qoftë të garave europiane, sa është nën kontratë me klubin.