MIQËSORE: PRISHTINA-VLLAZNIA
Rashkaj debutoi, Fetahaj e Mazrekaj shënojnë
14 August, 2017 @15:26
Prishtina ka përfunduar me fitore fazën përgatitore të saj para fillimit të stinorit të ri që nis këtë fundjavë.
Bardhekaltërit dje kanë mposhtur ekipin që do të debutojë në Superligë, Vllazninë e Pozharanit, ndërsa përforcimet e Prishtinës kanë shënuar në fitore.
I ardhuri nga Liria, Liridon Fetahaj dhe nga Partizani i Tiranës, Mentor Mazrekaj, kanë bërë dallimin në ndeshje.
Kurse përforcimi më i madh i afatit kalimtar veror, Anel Rashkaj, ka hyrë në pjesë të dytë të ndeshjes.
Prishtina me përforcimet e bëra gjatë verës, llogaritet që do të thotë fjalën kryesore këtë stinor në Superligë, bashkë me kampionin aktual Trepçën’89 dhe Feronikelin.
FORMACIONET STARTUESE:
Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj (Alban Muqiqi - 46’) - Lorik Maxhuni (Përparim Osmani - 54’), Armend Dallku, Debatik Curri (Agon Xhaka - 73’), Gentrit Dumani - Diar Miftaraj (Kastriot Selmani - 73’), Lorik Boshnjaku (Anel Rashkaj - 46’), Drashko Bozhoviç (Ergyn Ahmeti - 64’) - Liridon Fetahaj (Arbër Hoxha - 65’), Mentor Mazrekaj (Bleon Sekiraqa - 73’), Gauthier Mankenda (Ahmed Januzi - 54’). Kryetrajner: Arsim Thaqi. | |||
Vllaznia: Jasir Bajrami - Rron Statovci, Betim Syla, Erdin Hashani, Alban Tusuni, Elbasan Thaqi, Fuad Karabeg, Alban Rexhepi, Arbër Basha, Maliq Behluli, Shkëmbim Salihu. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Bekim Isufi. |