SUPERCOPPA ITALIA
Dramë në ‘Olimpico’, Lazio me Strakoshën fiton Superkupën
13 August, 2017 @22:48
Një super ndeshje është zhvilluar sonte në ‘Olimpico’ të Romës!
Lazio e Juventusi dhuruan dramë deri në sekondat e fundit, me 2 gola që u shënuan në kohën shtesë, e në fund fitores iu gëzua Lazio i Thomas Strakoshës, që arriti ta fitojë Superkupën e Italisë.
Epërsia 0-2 e lacianëve u barazua në 2-2 nga dy golat e argjentinasit Dybala, ndërsa kur u mendua që ndeshja do të shkonte në vazhdime, për 2-3 u përkujdes Murgia dhe trofeun e fitoi Lazio.
Startues në këtë duel për Lazion ishte Thomas Strakosha, i cili zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë.
Juventus 2 - 3 Lazio All Goals & Highlights HD by footballgoalshow