SOT, MIQËSORE
Testi i fundit për Prishtinën
13 August, 2017 @12:57
Prishtina, pas humbjes nga Gjilani 2-0 në miqësoren e para disa ditëve, sot zhvillon testin e fundit para fillimit të stinorit të ri në Superligë, ku pritet të hyjë si favorit për titull.
Me fillim në ora 17:00 Prishtina do të pret në Agron Rama të Obiliqit skuadrën e re të Superligës, Vllazninë e Pozharanit, ndërsa në këtë ndeshje mund të debutojë edhe përforcimi i fundit i bardhekaltërve, ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj.