MARK IULIANO

Foto: KF Partizani
E uron Tare, Iuliano do titullin
15 August, 2017 @12:52
Trajneri i ri i Partizanit të Tiranës, Mark Iuliano, ka thënë se synon titullin me ekipin e tij, pas përforcimeve të afatit kalimtar veror të bëra në ekip dhe mezi pret debutimin në Kategorinë Superiore shqiptare.
Më tej, ai është shprehur paska i zhgënjyer që nuk do të mund të shijojë në stinorin e parë në ligë derbin me Tiranën, për të cilën i kanë treguar shumë, ndërsa për sulmuesin e ardhur Edgar Çani ka thënë se është shumë i mirë për Kategorinë Superiore.
“Igli Tare ka qenë i pari që më ka uruar detyrën e re,” ka thënë ndër të tjera Iuliano për Panorama Sportin në një intervistë me këtë gazetë, derisa ka shtuar…
”Çani është shumë i mirë. Do të krijojnë një dyshe të rrezikshme në sulm bashkë me Xhevahir Sukajn,” ka shtuar ish-lojtari i Juventusit.
Partizani, në xhiron e parë të Superiores që nis në fundjavën parë të plotë të shtatorit, do të pret Laçin në Tiranë.