MESFUSHORI KREATIV ISLANDEZ
Sigurdsson te Everton
16 August, 2017 @8:54
Pas bisedimeve të shumta, Everton së fundi është pajtuar që të paguajë 45 milionë funta si dëmshpërblim ekipit të Swanseas për të siguruar shërbimet e mesfushorit kreativ islandez, Gylfi Sigurdsson.
Sigurdsson stinorin e kaluar ka shpëtuar Swansean nga rënia me 9 gola dhe 13 asistime të regjistruara në Premier Ligë, ndërsa 27 vjeçari sot do të kryejë testet mjekësore në Goodison Park.
Shuma e paguar për Sigurdssonin do të thyejë rekordin e klubit të kaltër të Liverpoolit, pasi që deri tash lojtari më i shtrenjtë i blerë për ta ka qenë Romelu Lukaku nga Chelsea për 31.8 milionë funta.