TË KUQTË ME KOMUNIKATË PËR MEDIA
Partizani komunikon, Çani s’është i lënduar
17 August, 2017 @14:07
Skudara e Partizanit të Tiranës, ka ndier obligim që të dalë me komunikatë për media, pasi që në mediat tiranase është shkruar se sulmuesi i dikurshëm i kombëtares shqiptare, Edgar Çani, është lënduar menjëherë në stërvitjen e parë të tij me ekipin dhe se operimi që ka pasur ka ndikuar në te.
“Gjendja fizike e Çanit është thjesht një sforcim që ka ardhur për shkak të ngarkesës në stërvitje pas pushimeve verore. Lojtari për disa ditë do të kryejë një program atletik për tu riaftësuar,” ka shkruar komunikata e klubit të kuq nga Tirana, me nënshkrimin e mjekut Dhimosten Gjini.
Partizani i Tiranës këtë stinor mëton titullin kampion në Shqipëri, ndërsa përveç përforcimit si Çani, ekipi ka marrë në radhët e veta edhe teknikun italian, Mark Iuliano, që erdhi me shumë bujë në Shqipëri.