TE STADIUMI
Gjendja e stadiumit të Prishtinës, e kënaqshme për Ceferinin
17 August, 2017 @16:08
E kënaqshme. Kështu e ka vlerësuar gjendjen aktuale të stadiumit të Prishtinës, kreu i UEFA-së, Aleksander Ceferin, gjatë vizitës së sotme në Kosovë.
“Pas vizitës në kryeminstri delegacioni i UEFA-së vizitoi stadiumin e Prishtinës i cili po renevohet për t’u përgatitur për ndeshjet ndërkombëtare. Çeferin u nda i kënaqur me nivelin e punimeve si dhe me cilësinë e ndërtimit. UEFA ka dhënë kontributin e saj me mbikqyrjen dhe këshillat rreth ndërtimit. Në stadium ishte i pranishëm edhe drejtori i Prokurimit të MKRS-së, për të treguar nivelin e investimeve si investitor kryesor i këtij renovimi,” ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi të botuar në faqen zyrtare sot.
Ceferin ka vizituar thuajse të gjitha pjesët e stadiumit të Prishtinës, si zyret nga brenda por edhe tribunat dhe pjesët tjera të cilat janë në renovim e sipër.
Kryetari i UEFA-së, ka qëndruar sot në Kosovë për një vizitë 1 ditore në vendin tonë dhe është takuar me shumë zyrtarë të lidhur me futbollin dhe sportin në përgjithësi.