Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

Suspendohet ndihmës-trajneri i Dukagjinit

Pamje nga ndeshja Llapi - Dukagjini/ Foto: FCDukagjini/ fb

Suspendohet ndihmës-trajneri i Dukagjinit


28 October, 2022 @14:32

Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka dënuar me dy ndeshje mos-ushtrim detyre ndihmës-trajnerin e Dukagjinit të Klinës, Agon Ramdani për shkak të reagimeve të tij me ç‘rast ai u ndëshkua me karton të kuq në përballjen e zhvilluar së fundi, Llapi-Dukagjini.

Ramadani kishte reaguar ashpër ndaj referimit në këtë ndeshje, për çka edhe ishte sanksionuar me karton të kuq, ndërsa konform rregullores disiplinore, ai sot është suspenduar për dy ndeshje nga KD-ja.

Mëposhtë, Vendimi i plotë i KD-së:

“Nd/trajnerit të FC ”Dukagjini”, Agon Ramadani nr ID:006731M90. Në minutën 90-të, pas reagimeve të vazhdueshme dhe të ashpërta ndaj vendimeve të gjyqtarëve ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK”


 
Të gjitha lajmet nga