LLAPI FITON!

Tahiri në formë, Llapi del nga zona e rrezikshme
16 April, 2025 @19:11
Me ekip thuajse të dytë startoi sot ndeshjen Tahir Batatina, ndërsa Llapi ka arritur të mposhtë Feronikelin’74 në “Zahir Pajaziti” me rezultat minimal, falë penalltisë së shënuar nga sulmuesi i tyre në formë, Ardit Tahiri. Penalltia erdhi pas shikimit të rastit në VAR!
Tahiri ka shënuar në fund të pjesës së parë për fitore, Llapi - Feronikeli’74 1-0 [Ardit Tahiri 45’pen.]. Ky ka qenë goli i dhjetë i Tahirit në Superligë, që e ka bërë atë të futet në TOP-5 golashënuesit e Superligës.
Pjesa dërmuese e lojtarëve standard të Llapit pushuan, ndërkaq Feronikeli’74 në pjesë të dytë gjeti mundësi për të shënuar, por lojtarët nuk u treguan syçelë për të çuar topin në rrjetë.
Llapi mbyllë xhiron XXIX me 36 pikë në pozitë të shtatë, falë goldallimit më të mirë sesa Dukagjini, që ka pikë të njëjta një pozitë më poshtë (pozitë barazhi). Feronikeli’74 i fundit në tabelë (pozita dhjetë) ka 14 pikë dhe tashmë edhe matematikisht e ka siguruar rënien në Ligën e Parë për sezonin tjetër. Deri në fund të stinorit edhe shtatë xhiro.