VIDEO GOLAT E KAMPIONIT

Foto: KFBallkani/fb
Të gjitha golat e Ballkanit në stinorin historik
16 May, 2022 @14:04
Para pak castesh, KF Ballkani në llogaritë e rrjeteve sociale ka publikuar videon e mëposhtme, ku do të mund t’i shihni të gjitha golat e kampionit të fundit të Kosovës të shënuara në stinorin historik për ta 2021/22.
Ballkani këtë stinor, u bë për herë të parë kampion i Kosovës në futboll, derisa stinorin e kishte nisur me trajnerin Bekim Isufi, për ta sjellë në fillim të këtij viti Ilir Dajën - ku nisi edhe ngritja drejt titullit.