Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ILIEVSKI PAS NDESHJES

Të mbajmë ritmin

balkanleague.net

Të mbajmë ritmin


5 February, 2015 @8:31

Trajneri maqedon i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, është shprehur të jetë shumë i lumtur për fitoren e arritur ndaj Rilski Sportistit mbrëmë në kuadër të Balkan League

“Jam shumë i lumtur me këtë lojë. Tërë muajin kemi pasur probleme të mëdha me lojtarët dhe sot kemi qenë për herë të parë të kompletuar dhe jemi kënaqur me lojë,” ka thënë fillimisht Ilievski. 

Trajneri që regjistroi fitoren e parë me Sigal Prishtinën në Balkan League ka kërkuar që të mbahet tash ky ritëm edhe për ndeshje tjera. 

“Ndjehem i lumtur kur shoh ekipin tim të luaj mirë në mbrojtje. Lojtarët e dinin se na duhej fitorja. Dua t’i uroj të gjithëve fitoren dhe dëshiroj që të mbahet ky ritëm,” ka shtuar ai 

Derisa për kundërshtarin e radhës ka folur shkurt. 

“Sutjeska është ekip i mirë që ka treguar lojë të mirë ndaj Kozuvit. Ne po përgatitemi për fitore, në çdo lojë, me radhë,” ka përfunduar ai. 

Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitore tejet të nevojshme për ekipin mbrëmë ndaj Rilskit, derisa ka qenë e para e këtij vitit për bardhekaltërit si dhe e para pas 3 ndeshjeve me humbje. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League