NETS
Të reshurat trepikëshe
17 December, 2013 @11:56
Performanca fenomenale e Joe Johnsonit, nga vija e treshit, ia solli fitoren Brooklyn Netsit ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 130-94.
Johnson, në 12 tentime shënoi 10 herë, ndërsa më së shumti treshe në një lojë, në histori të NBA-së, kanë shënuar Kobe Bryant dhe Donyell Marshall, nga 12 herë secili.
Megjithatë, Joe, shkëlqeu me 37 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, ku luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Brooklynit.
Pas rikthimit të Deron Williamsit nga lëndimi, Brooklyni ia nisi të këndellet, edhepse ka një mungesë tepër të rëndësishëm si Brook Lopez.
Skuadra e Jason Kiddit, ka bilanc prej nëntë fitoreve e 15 humbjeve.
Video
Performanca e Joe Johnsonit