Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TELEBOYS

Teleboy i ri, Roberson

mbuspratans.com

Teleboy i ri, Roberson


19 January, 2013 @17:08

Ekipi i posaardhur në elitën e basketbollit kosovar, RTV 21, duket se është skuadra më e angazhuar në afatin kalimtar të janarit. 

Burime ndërkombëtare të Borozani.com kanë njoftuar se koshashënuesi më i mirë i ligës malazeze, organizatori amerikan, Brandon Roberson, ka arritur marrëveshje me Teleboysat. 

Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari i RTV 21, Leart Hoxha, derisa është lojtari i parë amerikan që transferohet pas dyshes kosovare nga Bashkimi, Urim Zenelaj dhe Elvan Iljazi. 

Roberson, 180 centimetra i gjatë ka qenë njeriu me mesatare më të mirë në ligën malazeze prej 21.7 pikësh për ndeshje, derisa ka qenë nën urdhërat e ish trajnerit të Bashkimit, Rejhan Palamar, duke luajtur për Ibrin e Rozhajës. 

Ai ka prishur marrëveshjen me klubin e Ibrit nga Rozhaja, për shkak të disa problemeve në organizim, ku ka thënë se askush nuk mund të luaj me reputacionin e tij, derisa ka falenderuar Palamarin (i cili gjithashtu ka lëshuar klubin) dhe i ka uruar sukses tani më ish ekipit të tij. 

RTV 21, gjindet në pozitën e pestë të BKT Superligës me 6 fitore e 8 humbje dhe po synon seriozisht play-offin që në stinorin e parë të saj në Superligë. 


 
Të gjitha lajmet nga