Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

21

Teleboys i ri, Ujkan Karanezi

Fotografia: Sh. Berisha

Teleboys i ri, Ujkan Karanezi


6 August, 2013 @11:12

Njëri ndër basketbollistët më të mirë të skuadrës juniore të Bashkimit, Ujkan Karanezi dhe shpresa e madhe e klubit, ka nënshkruar kontratë me skuadrën prishtinase që befasoi stinorin e kaluar në Superligë, RTV 21. 

Karanezi 18 vjeçar është shprehur të jetë i kënaqur aktualisht me kushtet e ofruara nga klubi prishtinas, ndërsa ai gjithashtu ka bërë të ditur se trajneri boshnjak i Teleboysave, Adin Adinovic llogarit te ai. 

Tani më aloja e re e RTV 21, Karanezi 198 centimetërsh, ka filluar stërvitjet e rregullta me skuadrën pas atyre provuese. 

RTV 21, klub i krijuar dy stinorë më parë, ka qenë befasia më e këndshme e stinorit të kaluar në Superligë, duke arritur sukses mahnitës në stinorin debutues dhe duke u kualifikuar në Play-Off. 

Bashkimi në anën tjetër, ish klubi i Karanezit, pas largimit të sponsorit kryesor ende nuk ka filluar stërvitjet për stinorin e ri. Prizrenasit ashtu sikurse edhe RTV 21, janë eliminuar në gjysmëfinale të Play-Offit. 

Ky është transferi i tretë i lirë, pa dëmshpërblim, që RTV 21 po e bën nga Bashkimi. Prizrenasve më parë i patën shkuar Elvan Ijazi dhe Urim Zenelaj në RTV 21. 



UJKANI DHE TITUJT, 2012/13

Ujkan Karanezi stinorin e kaluar ka arritur të fitojë titullin e kampionit të Kosovës në basketboll në kategorinë e juniorëve me Bashkimin
Ujkan Karanezi ka fituar edhe Kupën e Kosovës në basketboll në kategorinë e juniorëve me Bashkimin
Ujkan Karanezi ka fituar turneun masiv të basketbollit Basketball Wien 2013 me përfaqësuesen U-18 të Kosovës

 
Të gjitha lajmet nga