BRAD GREENBERG
Tentojmë befasinë
23 February, 2018 @12:51
Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, në një deklaratë të dhënë për FBK-në ka bërë të ditur se ekipi do të tentojë të befasojë Poloninë, përkundër se rivali është i vështirë dhe është i renditur në pozitën 28 në botën e basketbollit.
“Lojtarët janë angazhuar maksimalisht gjatë këtyre ditëve të përgatitjeve, të cilat është më se e qartë se nuk janë të mjaftueshme për të përgatitur një Përfaqësuese. Megjithatë djemtë kanë punuar mjaft mirë në stërvitje, atmosfera është shumë e mirë dhe besoj se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me Poloninë, ku presim se do të jetë një lojë mjaft interesante.
ORARI, NDESHJET EDHE TABELA AKTUALE
Kemi dëgjuar se palestra do të jetë e mbushur dhe kjo është një gjë pozitive për lojtarët tanë, pasi ata do të jenë të motivuar për të luajtur para një publiku në numër të madh.
Ekipi është në formë të mirë, andaj na mbetet që të hyjmë në fushë dhe të bëjmë më të mirën kundër një ekipi që është në pozitën e 28-të në botë dhe pse jo të mos tentojmë t’i befasojmë,” - ka thënë Greenberg.
Kosova sonte zhvillon duelin e tretë të Grupit C kualifikues për Botërorin Kina 2019 ndaj Polonisë, ndërsa tre ditë më vonë luan si mysafire e Lituanisë.