EVERTON - MANCHESTER UNITED

Tjetër paraqitje e dobët, United në vendin e shtatë
9 April, 2022 @15:27
Një tjetër paraqitje e turpshme nga Manchester United në Premier League.
Sot Manchester United u mposht 1-0 nga Evertoni në Liverpool, në një takim në të cilin United ishte tejet i dobët dhe pa kurrfarë plani organizativ në fazën sulmuese.
Mirë nuk luajti as Evertoni, por vendasve iu mjaftoi një gol i shënuar me devijim nga Gordon në minutën e 27’ dhe kështu e fituan takimin.
Rezultati i sotëm është tejet i rëndësishëm për Evertonin në luftën për mbijetesë, kurse Manchester United tashmë e ka edhe më të vështirë arritjen e një pozite që dërgon në Champions sezonin tjetër. Në 5 ndeshjet e fundit në ligë, United ka vetëm një fitore, duke zbritur kështu në vendin e shtatë momentalisht.