Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE FINAL

TOP 5-shja e finales së Kupës (Liga e Parë)

TOP 5-shja e finales së Kupës (Liga e Parë)


6 February, 2021 @10:48

Fituese e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/2021 në Ligën e Parë të basketbollit u shpall skuadra e Dritës, e cila në finale triumfoi me rezultat 75-67 ndaj AS Prishtinës.

SKEMA E KUPËS

Pas ndeshjes finale, TopSporti ka zgjedhur pesëshen më të mirë të ndeshjes, bazuar në përformancat individuale të lojtarëve.

Në pesëshe vend gjejnë 3 lojtarë të Dritës dhe 2 të AS Prishtinës.

Me 27 pikë, 7 kërcime, 6 asistime e 3 topa të rrëmbyer, Xzavier Barmore ishte më i miri te Drita. Bashkë me të, nga Drita në pesëshen e finales hyjnë edhe Bardh Jakupi (16 pikë e 8 kërcime) dhe Rinor Ahmeti (16 pikë, 2 kërcime, 1 asistim).

Nga skuadra e AS Prishtinës, vend në pesëshe gjejnë Ermir Gashi, që në finale luajti me 21 pikë, 17 kërcime e 1 bllokadë, si dhe Dardan Sejdiu, që në humbjen e skuadrës luajti me 13 pikë, 16 kërcime, 1 asistim, 1 top të vjedhur e 1 bllokadë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë