Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (1)

TOP 5-shja e javës në Superligë (1)


1 October, 2019 @18:35

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së parë të stinorit 2019/20 të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Malcolm Armstead (Peja), Justin Gray (Rahveci), Jure Gunjina (Rahoveci), Samir Zekiqi (Ylli) dhe Terik Bridgeman (Bashkimi).

Skuadra e Pejës është kthyher me fitore në Superligë, duke e mposhtur Prizrenin me rezultat 70-78. Fundori Malcolm Armstead ishte më i miri te pejanët. Ai luajti me 28 pikë, 6 asistime e 3 kërcime.

Rahoveci pas humbjes në Superkupë ndaj Prishtinës, kësaj radhe arritën të hakmirren në Superligë ndaj tyre, duke i mposhtur me rezultat 74-61.

Rolin kryesor në fitoren e vreshtarëve e luajtën Jure Gunjina dhe Justin Gray. Gunjina shkëlqeu me double-double prej 24 pikëve e 12 kërcimeve, kurse Gray luajti me 15 pikë, 9 kërcime, 6 asistime, 2 topa të rrëmbyer e 2 bllokada.

Samir Zekiqi i Yllit ishte i vetmi i xhiros së parë që luajti me mbi 30 pikë. Zekiqi në fitoren e skuadrës së tij kundër Feronikelit, u veçua me 31 pikë, 8 kërcime e 4 asistime.

Pesëshen e javës e mbyll lojtari i Bashkimit, Terik Bridgeman. Ai kundër Lipjanit luajti me 26 pikë, 12 kërcime e 5 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga