TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (II)
2 November, 2020 @16:27
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Valon Bunjaku (Ylli), Altin Morina (Prishtina), Samir Zekiqi (Ylli), Drilon Hajrizi (Peja) dhe Josh Martin (Prizreni).
Ylli pas fitores kundër Prizrenit, e mposhti edhe Bashkimin në xhiron e dytë me rezultat 91-77.
Në fitoren e skuadrës suharekase luajtën rol të rëndësishëm Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi. Bunjaku shkëlqeu me 22 pikë, 13 asistime, 5 kërcime e 3 topa të rrëmbyer, derisa Zekiqi luajti me 20 pikë, 6 kërcime, 2 asistime e 1 bllokadë.
Prishtina e regjistroi fitoren e parë të sezonit 2020/21 në Superligë, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 94-76.
Prizrenasi Altin Morina ishte më i miri në parket për Prishtinën. Ai ishte shumë afër shifrave triple-double, derisa luajti me 13 pikë, 8 kërcime, 8 asistime, 2 topa të rrëmbyer dhe 1 bllokadë.
Sikurse Ylli edhe Peja është duke e vazhduar rrugën e saj pa humbje. Peja e mposhti Rahovecin me rezultat 84-64.
Drilon Hajrizi ishte më i dalluari te skuadra pejane me 28 pikë, 9 kërcime, 2 asistime e 2 topa të rrëmbyer.
Prizreni në xhiron e dytë u njoftua me fitore, duke triumfuar në Gjakovë kundër Vëllaznimit me rezultat 88-97.
Qendra Josh Martin luajti me double-double prej 18 pikëve e 16 kërcimeve, kurse shtoi në statistikat personale edhe 4 asistime, 1 top të rrëmbyer dhe 1 bllokadë, për ta kompletuar kështu pesëshen e javës.
RAHOVECI - PRISHTINA

FOTO / Rahoveci
5 November, 2020 @20:52
Humbja e dytë për Prishtinën nga tri ndeshjet e para të këtij sezoni. Sot skuadra e drejtuar nga Andin Rashica…
BASHKIMI - VËLLAZNIMI
TOPSPORTI / A.P
5 November, 2020 @20:49
Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sonte mes Bashkimit dhe Vëllaznimit në Prizren, e në fund fitores iu gëzua skuadra…
RAHOVECI - PRISHTINA

5 November, 2020 @19:46
Pas 20 minutave lojë në Rahovec, rezulati mes Rahovecit dhe Prishtinës shënon 42-31 në të mirë të vendasve. Isaiah Taylor…
BASHKIMI - VËLLAZNIMI

TOPSPORTI / ARKIV
5 November, 2020 @19:40
Ka përfunduar pjesa e parë mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, që sonte po ndeshen mes vete në “Sezai Surroi”. Pas 20…
MATCH REPORT: PRIZRENI - PEJA

Foto: KBPeja/Korniza/fb
4 November, 2020 @21:06
Verdhezinjtë e Pejës kanë arritur të shënojnë edhe fitoren e tretë me radhë në Superligë, nga po aq ndeshje këtë…