TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (III)
6 November, 2020 @13:53
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Isaiah Traylor (Rahoveci), Drilon Hajrizi (Peja), Tobi Ewuosho (Trepça), Cedric Council (Vëllaznimi) dhe Amadi Ikpeze (Rahoveci).
Rahoveci e mposhti Prishtinën me rezultat 83-62.
Isaiah Traylor dhe Amadi Ikpeze shkëlqyen në fitoren e vreshtarëve. Traylor luajti me 30 pikë, që ishte shifra më e lartë e pikëve të shënuara në xhiron e tretë dhe i shtoi në statistikat personale të tij edhe 4 asistime, 4 topa të rrëmbyer e 3 kërcime, kurse Ikpeze shënoi 16 pikë dhe i rrëmbeu 24 kërcime.
Peja duke e mposhtur Prizrenin me rezultat 74-90, mbeti skuadra e vetme pa humbje deri më tani.
Më i dalluari te Peja ishte Drilon Hajrizi me 14 pikë, 9 asistime e 5 kërcime. Hajrizi është duke u zgjedhur në TOP 5-shen e javës për të tretën herë rresht.
Trepça me shënimin në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Yllit, e mposhti kundërshtarin me rezultat 71-70 dhe e regjistroi fitoren e parë të sezonit.
Tobi Ewuosho shkëlqeu me 20 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe luajti rolin kryesor në fitoren e skuadrës mitrovicase.
Fitoren e parë të sezonit e regjistroi edhe Vëllaznimi, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 72-76.
Më i veçuari për skuadrën gjakovare ishte Cedric Council me double-double prej 20 pikëve e 13 kërcimeve, për ta kompletuar pesëshen e javës.
RAHOVECI - PRISHTINA

FOTO / Rahoveci
5 November, 2020 @20:52
Humbja e dytë për Prishtinën nga tri ndeshjet e para të këtij sezoni. Sot skuadra e drejtuar nga Andin Rashica…
BASHKIMI - VËLLAZNIMI
TOPSPORTI / A.P
5 November, 2020 @20:49
Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sonte mes Bashkimit dhe Vëllaznimit në Prizren, e në fund fitores iu gëzua skuadra…
RAHOVECI - PRISHTINA

5 November, 2020 @19:46
Pas 20 minutave lojë në Rahovec, rezulati mes Rahovecit dhe Prishtinës shënon 42-31 në të mirë të vendasve. Isaiah Taylor…
BASHKIMI - VËLLAZNIMI

TOPSPORTI / ARKIV
5 November, 2020 @19:40
Ka përfunduar pjesa e parë mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, që sonte po ndeshen mes vete në “Sezai Surroi”. Pas 20…
MATCH REPORT: PRIZRENI - PEJA

Foto: KBPeja/Korniza/fb
4 November, 2020 @21:06
Verdhezinjtë e Pejës kanë arritur të shënojnë edhe fitoren e tretë me radhë në Superligë, nga po aq ndeshje këtë…